Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk ka vizituar sot Kosovën dhe ka mbajtur një takim me homologun e tij, presidentin Hashim Thaçi. Tusk dha lajme të mira gjatë vizitave të tij në rajon mirëpo Kosovën e komplimentoj vetëm për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi.
Presidenti Tusk pas takimit të mbyllur me Thaçin mbajtën një konferencë për shtyp, mirëpo nuk dha ndonjë lajm i cili do t’i gëzonte kosovarët. Tusk vetëm komplimentojë për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.
“Kjo i ka bërë Kosovës të mundur që të afrohet një hap më shumë regjimit pa viza në Bashkimin Evropian. Kjo është një dëshmi e bashkëpunimit ndërpartiak për çështje të interesit të përgjithshëm të Kosovës”, ka thënë Tusk, duke shtuar se Kosovën e presin detyra të reja.
“Tani e di se ju nuk do të hiqni dorë, por do të vazhdoni me procesin e reformave, duke i respektuar zotimet ndërkombëtare dhe do të bëni çdo gjë të mirë në interes të vendit tuaj”, ka thënë Tusk, duke shtuar se luftimi i krimit dhe korrupsionit për të qenë efektiv kërkon gjithashtu një konsensus politik.
Mirëpo në rajonit Tusk i dha lajme të mira. Në Serbi, presidenti Tusk tha se Bashkimi Evropian do të jetë partneri më i besueshëm i Serbisë.
“Bashkimi Evropian është dhe do të jetë partneri më i besueshëm i Serbisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor”, tha ai gjatë takimit të djeshëm me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Po ashtu edhe Tusk para se ta vizitonte Kosovën, ka pasur takim edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.
Gjatë vizitës së tij në Shqipëri Rama e shëtiti Tusk edhe nëpër oborrin e gjelbër të presidencës, teksa ky i fundit siguroi Ramën se cdo herë do të ketë mbështetjen e Bashkimit Evropian.
Përveç kësaj ai tha se ka një ëndërr për Shqipërinë.
“Jam i lumtur që gjendem në Tiranë dhe i jam mirënjohës kryeministrit Rama për mikëpritjen e tij. Përgëzoj popullin shqiptar për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit, po bëheni gati për nisjen e një prej projekteve më pozitive, negociatat me BE nuk janë të lehta por mund të them se ia vlejnë në cdo përpjekje. Është ëndrra ime që Shqipëria të ndjekë të njëjtën rrugë si vendi im në BE”, kishte thënë Tusk në Shqipëri.
Qëllimi i vizitës së presidentit Tusk në vendet e rajonit është përgatitje e samitit BE – Ballkan që do të mbahet në Sofje më 17 maj. /Insajderi.com