Rajon & Botë

Tusk: E ardhmja e BE-së varet nga Polonia aq sa edhe nga Gjermania

Polonia ka të njëjtën fuqi si edhe Gjermania në Bashkimin Evropian dhe fati i BE-së varet nga qeverisë polake aq sa varet nga qeveria gjermane e udhëhequr nga Angela Merkel.

Kështu është thënë Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Ai, në një intervistë në të përjavshmen “Polska”, akuzoi Jaroslaw Kaczynski, ish-kryeministrin dhe liderin e partisë në në pushtet ”e drejta dhe drejtësia” se për BE-në po flet në mënyrën më të keqe të mundshme, dhe që shpesh dërgon sinjale negative në Bruksel të cilat minojnë besueshmërinë e Polonisë, si një partner i besueshëm, raporton “Politico”.

“Në një situatë kur një vend ka një përfaqësues në pozitën më të lartë në Evropë dhe është i pakënaqur për shkak të kësaj, kjo mund të trajtohet shumë seriozisht dhe se ky është problem” ,tha Tusk, duke iu referuar mosmarrëveshjeve të gjata me vite me përfaqësuesit e qeverisë aktuale polake.

Në fund të fundit, e ardhmja e BE-së do të varet nga “vullnetit i mirë dhe solidariteti i qartë i anëtarëve të saj – duke përfshirë Poloninë, dhe jo vetëm të një udhëheqësi”, tha Tusk, kur u pyet nëse ai mendonte se Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ishte shpresa e fundit për demokracinë liberale në Europë.

Ai ka thënë se roli i Gjermanisë do të rritet pas vendimit të Britanisë për të lënë BE-në dhe fitores së Donald Trump në Shtetet e Bashkuara, por paralajmëroi se nuk mundet një person i vetëm që të mbroë BE-në, apo demokracinë nga paqëndrueshmëritë dhe goditjet me të cilat ballafaqohemi herë pas here.

Detyra e tij kryesore është, siç tha ai, për të parandaluar që Polonia të mbetet e izoluar në periferi të Evropës, nëse BE-ja shpërbëhet në dhjetë vitet e ardhshme.

Tusk tha se në takimet në Bruksel përpiqet shumë që të vë në dukje se sjellja e Varshavës “nuk ka të bëjë asgjë me atë që polakët mendojnë për Bashkimin Evropian”./Express/