Qindra turq kanë dalë në rrugët e Ankarasë, përkatësisht në sheshin Kizilay, ku janë duke festuar për dështimin e grusht shtetit.
Ata po mbajnë në duar fotografi të presidentit Recep Erdogan dhe po brohorasin “demokracia është e jona”.
Qytetarët gjithashtu kanë brohoritur “martirët nuk vdesin, shteti nuk do të ndahet”, “Zoti është i madh”, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Ahmeti, një 23-vjeçar ka thënë se ka dal në shesh për të mbështetur presidentin Erdogan duke shtuar se ai ishte në mesin e protestuesve, të cilët mbrëmë marshuan drejt pallatit presidencial për të kundërshtuar grusht shtetin e ushtrisë.
“Ne jemi këtu për të kundërshtuar grusht shtetin, nëse ushtria tenton sërish. Ne do të qëndrojmë këtu”, ka thënë Ahmeti.

