Turqia u ka bërë thirrje qytetarëve të vet të largohen nga Iraku verior para se fluturimet të suspendohen këtë të premte si reagim ndaj referendumit për pavarësi të kurdëve irakianë, njofton Ministria e Jashtme e Turqisë.
Turqia do t’i suspendojë fluturimet për në qytetet e Irakut verior Erbil dhe Sulaimaniya duke filluar nga kjo e premte.
Ky vendim do t’i prekë fluturimet e agjencive të fluturimeve si “Turkish Airlines”, “Peagasus” dhe “Atlas Global”.