Rajon & Botë

Turqia shton praninë ushtarake në kufi me Sirinë

Turqia ka shtuar praninë e saj ushtarake përgjatë kufirit jugor me Sirinë, për shkak të kërcënimeve të ekstremistëve kurdë nga Siria veriore, transmetojnë sot mediat turke.

Ankaraja zyrtare ka dërguar artilerinë në provincën Kilis për të përforcuar njësitë e atjeshme, raporton agjencia AA, derisa agjencia private e lajmeve Dogan shkruan se një konvoj prej gjashtë tankeve do të vendosen përgjatë rrugës së rajonit sirian Afrin, i cili ndodhet nën kontrollin e kurdëve