Rajon & Botë

Turqia i shkarkon 310 oficerë të marinës

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë i ka suspenduar apo shkarkuar sot edhe 310 anëtarë të ushtrisë, si pjesë e një hetimi të vazhdueshëm ndaj lëvizjes që dyshohet se është përgjegjëse për puçin e dështuar të korrikut.

Kjo ministri shkroi sot në Twitter se 168 oficerë dhe 123 nënoficerë janë suspenduar nga marina, ndërsa 15 oficerë dhe katër nënoficerë janë përjashtuar pandershmërisht, transmeton Express.

Mbi 4.200 personel ushtarakë janë shkarkuar nga ushtria që nga puçi i dështuar më 15 korrik, në të cilin humbën jetën 270 persona./Express/