Rajon & Botë

Turqia: SHBA fshihet pas asaj që ndodhi natën e 15 korrikut

Një ministër turk ka akuzuar autoritetet amerikane për organizimin e puçit ushtarak në Turqi, raporton Haberturk.

Ministri i Punës Suleyman Soylu pretendon se Washingtoni është prapa tentimit për grusht-shtet në Turqi, shkruan Sputnik, transmeton arbresh.info.

Të premten mbrëma një grup ushtarësh kanë tentuar të marrin pushtetin me dhunë, por populli turk ka dalë në rrugë dhe ka pamundësuar rrëzimin e qeverisë.

Mbi 265 njerëz janë vrarë dhe 1.470 të tjerë janë plagosur, kurse 3.000 janë arrestuar.