Rajon & Botë

Turqia, Rusia dhe Irani takohen nesër për Sirinë

Ministrat e Mbrojtjes dhe të Jashtëm të Turqisë, Rusisë dhe Iranit, do të diskutojnë rreth të ardhmes së Sirisë dhe qytetit sirian, Aleppo, gjatë një takimi që do të mbahet nesër në Moskë, raportojnë mediat ruse dhe turke.

“Takimi do të mbahet për t’i kuptuar pikëpamjet e të tri palëve, duke treguar se ku qëndrojmë të gjithë ne, si dhe të diskutojmë se si të veprojmë tutje,” ka thënë një zyrtar nga Ministria e Jashtme e Turqisë, transmeton Express.

“Nuk është një takim që do të sjellë mrekulli, por do të na japë të gjitha palëve mundësinë për ta dëgjuar njëra-tjetrën,” ka thënë ai.

Të tri këto vende kanë dalë të jenë lojtarë të rëndësishëm në Siri, me Iranin dhe Rusinë që e mbështetshin fuqishëm presidentin sirian, Bashar Assad, ndërsa Turqia, anëtare e NATO-s, që dëshiron ta shohë Assadin të bjerë nga pushteti.

Prioriteti kryesor i Turqisë, megjithatë është të sigurohet se milicit kurde nuk do të fitojnë më shumë territor në Siri, përgjatë kufirit me Turqinë./Express/