Rajon & Botë

“Turqia po lufton dy luftëra’

Metin Gurcan, një analist i çështjeve të sigurisë në Stamboll i tha BBC-së se Turqia është në një situatë të vështirë, pasiqë është e angazhuar aktualisht në dy luftëra.

“E para është lufta kundër PKK-së, grupit sekular majtist kurd, dhe lufta e dytë është ajo kundër të ashtuquajturit Shtet Islamik (ISIS)’, tha Gurcan.

Ai ngriti pyetjet se si mund të ndahen burimet dhe kapacitetet në këto dy luftëra, transmeton KosovaPress.

“Kjo është, mendoj unë, çështja më e vështirë për të cilën duhet të japin përgjigje vendimarrësit.

“Cila prej tyre duhet të jetë më me prioritet, lufta kundër PKK-së apo lufta kundër ISIS?”, shtoi ai.

Sipas tij njerëzit që vdiqën ishin kryesisht civilë, dhe gishti i fajit për këtë sulm është drejtuar nga ISIS.

Megjithatë, motivi i sulmit në natën e Vitit të Ri ku u vranë 39 persona, nuk është ende i qartë dhe vrasësi nuk është kapur.