Rajon & Botë

Turqia pezullon Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Turqia do të pezullojë përkohësisht Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut pas deklarimit për gjendje të jashtëzakonshme pas tentimit për grusht shtet.

Zëvendëskryeministër Numan Kurtulmus tha të enjten se Turqia do të ndjekë shembullin e Francës kur ajo e bëri këtë pas sulmeve në nëntorin e kaluar nga militantët e ISIS-it, transmeton Klan Kosova.