Autoritetet turke i kanë shkarkuar nga puna 87 anëtarë të Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës, raporton agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu.
Ata janë shkarkuar nën dyshimin se kanë lidhje me klerikun mysliman që jeton në ShBA, Fethullah Gulen, të cilin Ankara e fajëson për orkestrimin e puçit të dështuar më 15 korrik, transmeton Express.
Ankesa penale janë bërë kundër 52 nga 87 anëtarëve të përjashtuar nga shërbimet publike.
Në total, deri më tani janë shkarkuar 141 anëtarë të Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës.