Rajon & Botë

Turqia mesazh ambasadorit holandez: Mos u kthe në Ankara

Ashpërsohen raportet mes Turqisë dhe Holandës, pasi Ministria e Jashtme e Turqisë, si kundërpërgjigje për pengimin e ministrave turq që të marrin pjesë në tubime me qytetarë në Holandë, i ka kërkuar ambasadorit holandez që të mos kthehet për një kohë në Holandë.

“Njoftojmë se nuk dëshirojmë që të kthehet për një periudhë në detyrën e tij ambasadori i Holandës, i cili ende ndodhet me leje jashtë Turqisë”, thuhet në mesazhin e Ministrisë turke./KosovaPress/