Rajon & Botë

Turqia largon nga puna 7000 policë dhe ushtarë

Autoritetet turke sot kanë pushtuar nga puna më shumë se 7000 policë, ushtarë dhe nëpunës civilë, një ditë para përvjetorit të grusht-shtetit të dështuar.

Dekreti mbi largimet nga vendet e punës, është pjesë e masave të ndërmarra nga pushteti turk, pas dështimit të grusht-shtetit, ku më shumë se 50-mijë persona janë burgosur dhe dhjetëra-mijëra të tjerë janë larguar nga puna.

Turqia për grusht-shtet e akuzon organizatën FETO të teologut dhe njërin nga personat më të pasur në botë, Fetullah Gulen, i cili jeton në SHBA, raporton Reuters./KosovaPress/