Ankaraja dënon ndalimin e udhëtimit për qytetarët e shtatë vendeve me shumicë myslimane, të vendosur nga administrata e presidentit të ri amerikan Donald Trump, dhe shpreson që kjo masë diskriminuese do të korrigjohet, tha zëvendëskryeministri turk Numan Kurtulmus martën.
Të premten, presidenti amerikan nënshkroi një urdhër ekzekutiv që u ndalon të gjithë refugjatëve hyrjen në Shtetet e Bashkuara për 120 ditë, dhe ka pezulluar hyrjen për shtetasit nga Irani, Iraku, Siria, Jemeni, Sudani, Libia dhe Somalia për 90 ditë, transmeton KosovaPress.
“Për fat të keq, jam i mendimit se rritja e islamofobisë, ksenofobisë dhe ndjenjave anti-emigrant do të ketë një peshë të madhe në këtë vendim. Duke marrë një vendim të tillë në një vend si Amerika, ku grupet e ndryshme etnike dhe fetare janë në gjendje për të bashkë-ekzistojnë është shumë fyese. Kjo nuk është e drejtë. Ky është një vendim diskriminues. Shpresoj se do të korrigjohet kjo gjë, “tha Kurtulmus cituar nga gazeta turke Hurriyet.