Turqia e ka kritikuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për shkak të përmbajtjes së komunikatës së tij për të përkujtuar vrasjen masive të armenëve osmanë në vitin 1915.
Trump, në një deklaratë presidenciale tradicionale të lëshuar më 24 prill, përdori termin “Meds Yeghern”, term armen që do të thotë “fatkeqësi e madhe”, duke e shmangur përdorimin e fjalës “gjenocid”, njëjtë siç kishte bërë edhe paraardhësi i tij, Barack Obama, transmeton Express.
“Ne konsiderojmë se keqinformimi dhe përkufizimet e rreme që përmban komunikata me shkrim e presidentin të SHBA-së, Donald Trump, më 24 prill 2017, në lidhje me ngjarjet e vitit 1915 rrjedhin nga informatat e krijuara përgjatë viteve nga disa qarqe armene në SHBA me qëllime propaganduese,” ka thënë Ministria e Jashtme e Turqisë në një komunikatë./Express/