Aktuale

Turqia deri tani ka dhënë 840 mijë euro për të përmbyturit në Maqedoni

Ndihma që deri më tani është arritur për përmbytjet dhe që është paralajmëruar se do të arrijë nga Republika e Turqisë arrin 839.612 euro, informojnë nga Ambasada e Turqisë në Maqedoni, raporton MIA.

Në komunikatën e ambsadës turke në Shkup numërohen të gjithë donatorët, ndër të cilët janë Gjysmëhëna e Kuqe (ndihma në vlerë mbi 9 mijë euro), agjencia TIKA me 21.500 euro, MUSAID 15 mijë, qyteti i Bursës 38.400 euro ndihma dhe ndihmë me personel teknik dhe punë të kryera në terren me vlerë 22.500 euro, Komuna Ejup gati 150.000 euro, Shoqata e komunave Marmara mbi 50 mijë, si dhe komuna, organizata humanitare dhe fondacione të Turqisë, transmeton GazetaExpress.