Televizioni shtetëror i Turqisë, TRT, raporton se forcat e armatosura kombëtare janë duke vendosur tanke dhe automjete të tjera ushtarake në kufi me Irakun.
TRT, duke cituar burime të paidentifikuara ushtarake, ka raportuar se tanket dhe automjetet ushtarake janë nisur nga Ankaraja përmes provincës Cankiri e drejt qytetit kufitar Silopi, transmeton Express.
Ky televizion nuk ka raportuar për ndonjë detaj tjetër për këtë.
Ndërkohë, presidenti turk, Recep Erdogan, paralajmëroi ditë më parë se Turqia do të monitoronte nga afër milicitë shiite në veri të Irakut, si dhe do të kërkonte t’i ruante të drejtat etnike të turkmenëve atje. /Express/