Turqia ka bërë thirrje sot shteteve të botës që ta pranojnë Jerusalemin si qytet kryesor të shtetit palestinez.
“Para së gjithash, të gjitha shtetet e tjera duhet ta pranojnë shtetin palestinez. Të gjithë së bashku duhet ta tejkalojmë këtë”, ka thënë ministri I Punëve të Jashtme të Turqisë Mevlut Çavushollu, në prag të samitit islamik.