Rajon & Botë

Turqia bllokon vizitën e deputetëve gjermanë në bazën e NATO-s

Turqia bllokoi sot sërish një vizitë të deputetëve gjermanë në një bazë ushtarake ku gjenden ushtarët e Bundesverit, që Ankaraja e argumenton me përkeqësimin e marrëdhënieve dypalëshe.

“Ankaraja kërkoi shtyrjen e vizitës së parashikuar të hënën në bazën e NATO-s që ndodhet në Konia të Turqisë, ku rreth 30 ushtarë gjermane ndodhen aty, duke e gjykuar të pamundur për shkak të marrëdhënieve të përkeqësuara aktualisht me Berlinin”, njoftoi në një komunikatë Ministria gjermane e Punëve të Jashtme, raporton AFP.

“Në fakt, është njësoj sikur të na hiqnin të drejtën e vizitës”, theksoi Wolfgang Hellmich, presidenti socialdemokrat i Komisionit të Punëve të Jashtme në Bundestag në Dhomën e Ulët të Parlamentit gjerman.

Ky vendim është një ilustrim i ri i tensioneve mes Ankarasë dhe Berlinit, që janë rritur prej grusht-shtetit të dështuar, më 15 korrik 2016.