Autoritetet turke i kanë arrestuar dy reporterët që punojnë për organizatat e huaja në juglindje të Turqisë.
BBC Turkish raporton se korrespondentja e saj Hatice Kamer u arrestua dje në qytetin Sirvan, ku po mbulonte një ngjarje për shembjen e minierës më 17 nëntor, ku 11 trupa janë nxjerrë deri tani, transmeton Express.
Ndërkohë, Zëri i Amerikës raporton se reporteri i saj i pavarur Khajijan Farqin, u arrestua po të njëjtën ditë në Diyarkabir.
Autoritetet turke nuk kanë dhënë ende ndonjë deklaratë për arrestimet./Express/