Rajon & Botë

Turqia arreston 81 persona, 60 prej tyre shtetas të huaj

Autoritetet turke kanë arrestuar sot 81 persona, shumica e të cilëve janë të huaj, nën dyshimin se kanë planifikuar të udhëtonin ilegalisht për t’iu bashkuar militantëve të ISIS-it në Irak dhe Siri.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia private e lajmeve e Turqisë, Dogan, përcjell Express.

Njëzet e një nga të arrestuarit dyshohet se janë figura të larta në rrjetin e Shtetit Islamik, ndërsa 60 të tjerët janë shtetas të huaj.

Operacioni policor e kishte qendrën në Stamboll, por përfshiu bastisje në 31 lokacione në gjashtë provinca turke./Express/