Rajon & Botë

Turqi, 3.174 viktima nga COVID-19

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi arriti në 3 174, pasi vendi regjistroi 93 vdekje të tjera në 24 orët e fundit.

Sipas tabelës ditore me të dhënat e fundit në lidhje me pandeminë në vend, të cilën ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca e shpërndau në Twitter, Turqia ka regjistruar 2 615 raste të reja, duke e çuar shfirën e përgjithshme të të diagnostikuarve në mbi 120 000.

Nga ana tjetër, gjithsej 4 846 njerëz janë shëruar plotësisht nga sëmundja, me çka numri i përgjithshëm i personave që e kanë mposhtur sëmundjen shkon në 48 886.

Po ashtu, autoritetet turke kanë vazhduar të kryejnë më shumë teste në baza ditore.

”Rritja e rasteve me koronavirus qëndroi në një normë të parashikueshme dhe numri i pacientëve me nevojë për kujdes intensiv u zvogëlua”, tha ministri Koca, duke u bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të përkushtuar ndaj masave të miratuara nga autoritetet.