Një grua 57-vjeçare e Zelandës së Re, ka vdekur sot pasi u rrëzua nga shpërthimi i ajrit të lëshuar nga një motor në një plazh në Shën Maarten, në një ishull në Karaibe.
Në një deklaratë të lëshuar nga policia, thuhet se turistja ka ndërruar jetë, pasi është dërguar në spital, raporton ABC News.
Aeroplanët thuajse çdo ditë kalojnë pranë kokave të turistëve për t’u ulur në aeroportin që gjendet pranë plazhit, transmeton KosovaPress.