57 vjeçarja nga Norvegjia, Brigitte Fratzke, është gjetur e vdekur në dhomën e hotelit, në qytetin e Sarandës, njoftojnë mediat.
Ajo ishte gjetur nga familjarët, të cilët menjëherë kishin njoftuar Policinë për rastin, transmeton KosovPress.
Thuhet se viktima nuk kishte ndonjë shenjë dhune në trup, megjithatë hetimet janë duke vazhduar edhe më tej.