Rajon & Botë

Turistët serish në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump përshëndeti të martën turistët e parë të cilët vizituan Shtëpinë e Bardhë që nga inaugurimi i tij.

Trump ka dalë para turistëve të gëzuar, ndërmjet tjerësh edhe nxënës të klasës së pesë nga Birmingemi, të cilët kanë ardhur në krahun lindor të Shtëpisë së Bardhë për të parë presidentin e 45 amerikan, transmeton AP.