Aktuale

Turi ballkanik, Senatori John McCain shkon sot në Tiranë

Kryetari i Komisionit të Senatit Amerikan për Shërbimet e Armatosura John McCain viziton sot Shqipërinë.Vizita në Tiranë vjen si rezultat i një turi ballkanik që ish-kandidati për president po zhvillon këto ditë në Ballkan.

Vizita e McCain vjen në një kohë krize politike në Shqipëri, pas protestave dhe bojkotit të opozitës.

Gjatë qëndrimit të McCain në Tiranë, ai do të ketë edhe një mesazh për drejtuesit e institucioneve dhe partive politike në vend.