ShowBiz

Tuna ndryshoi! (Video)

Një nga artistet të cilat nuk i frikësohet aspak ndryshimit, Tuna ndryshoi jo vetëm në stilin e saj të veshjes, ajo tashmë ndryshoi edhe mënyrën e të kënduarit, por çka është më e rëndësishme ajo po ndryshon brenda vetes.

“Duam”, titullohet kënga e saj e fundit e cila është punuar me aq dashuri nga Flori Mumajesi, njofton KosovaPress.

Shtatzënia po e ndryshon këngëtaren e cila çdoherë është munduar të tregoj shpirtin e egër dhe jo të zakonshëm. Tani Tuna është më e butë se asnjëherë më parë, “ Ta kam thënë unë me gjithë shpirt se ty t’kam mrena vetes”, “A do më duash ti njësoj se kam ndryshu, se unë kam ndryshu, a do më duash prapë njësoj si unë ty të du”, janë këto vargje të shkëputura nga hiti i saj i fundit.