Tuna Sejdiu ka publikuar disa imazhe në Instastory.
Këngëtarja Tuna Sejdiu është shprehur me anë të disa fotografive në InstaStory se po i mungojnë koncertet muzikore, shkruan lajmi.net.
Tuna është një ndër fytyrat publike shpesh të përfolura, e së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit disa imazhe ku shihet në koncert të cilat datojnë para 6 viteve.
Ndërsa së fundmi ajo ka vendosur t’iu bashkangjitet yjeve nga e gjithë bota që kishin hapur arkivat nga telefonat e tyre duke kujtuar disa kohëra më të mira.
Të njëjtën gjë ka vendosur ta bëj edhe Tuna ku në fotografinë e publikuar ajo shihet e kthyer nga mbrapa duke kënduar e kërcyer me plot energji.