Aktuale

Truproja e Millosheviçit përballë drejtësisë

Hero për disa, vrasës për të tjerë, truproja e Millosheviçit, i dyshuar për përfshirje, njeriu me një mijë fytyra, boshnjiaku Naser Oric do të dëgjohet sot në gjykatën e Sarajevës për të vërtetuar nëse është apo jo një kriminel lufte.

Dy klishe në mesin e viteve 2000 përmbledhin kompleksitetin e këtij ish-komandanti të luftës me një portret të bukur, por tashmë shfaqet me flokë të shkurtër dhe të thinjur. Mbrojtësi i Srebrenicës, heroi i boshnjiakëve myslimanë, shfaqet ende i ri me flokë me një gjatësi mesatare, në qendrën e paraburgimit në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës (TPIY) me të akuzuarit e tjerë.

Në mesin e tyre, Sllobodan Millosheviç, lajmëtari i Serbisë së Madhe, mishërim i kauzës që Oric luftoi.

Në paraburgim diskutonim rreth kësaj periudhe. Pasi ke kohë të mjaftueshme për të biseduar. Kur ndodheni atje, ju qendroni të gjithë sëbashku, si në një shtëpi”, tregonte Oric. Ai sillte gjithashtu në kujtesë Millosheviçin duke i dhënë hua CD dhe kaseta me filma westerns.

Oric 50 vjeç u shpall i pafajshëm në apel në 2008, dy vite pas vdekjes në burg të Millosheviçit.