Trupi i pajetë i ish-kryeministrit të Kosovës Bajram Rexhepi ka mbërritur nga Stambolli në Prishtinë.
Arkivoli i tij, ka arritur në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Duke filluar nga ora 10:00 në hollin e Kuvendit të Kosovës do të bëhen homazhe në nderim të veprës së ish-kryeministrit të Kosovës.
Ai ka ndërruar jetë dje në spitalin e Stambollit, ku vuante nga sëmundja e sulmit në tru, transmeton KosovaPress.
Personalitete të larta politike të vendit dhe të rajonit kanë ngushëlluar familjen dhe popullin e Kosovës për humbjen e kryeministrit të parë të pasluftës në Kosovë./KosovaPress/