Turpi italian i “mbytjes” shqiptare – e quan Marko Filoni në “Il Fatto Quotidiano”, atë që ndodhi në Otranto në mars 97.Duke e venë fjalën “mbytje” në thonjëza, sepse e tillë nuk ishte.
Duke lexuar faqet e Alessandro Leogrande provon zemërim, empati, dëshirë për drejtësi – shkruan ai.Ishte 28 mars 1997 kur rreth orës 16-00, u nis nga Porti i Vlorës Kateri i Radës me 115 persona në bord.Rreth orës 18:50, pas disa manovrash të ndryshme nga 5 anije luftarake të marinës Italiane,
Kateri i Radës, u godit nga Sibila.Sipas dëshmive të të mbijeturve Sibila italiane e goditi 2 herë në pak minuta, anijen e shkatërruar shqiptare, duke shkaktuar një tragjedi ngjethëse: në 800 m thellësi, në detin e akullt të marsit, u mbytën fëmijë, nëna, gra e burra.
Humbën jetën gjithsej 81 persona, nga të cilët vetëm 57 do të nxireshin pas 6 muajsh të po atij viti, ndërsa 24 persona nuk u gjetën kurrë dhe vetëm 34 mundën të mbijetonin.
Kjo do të ngelet si një nga tragjeditë më të mëdha jo vetëm për numrin e viktimave por edhe për faktin se në bordin e anijes së vogel ishin 31- fëmijë nën 16-vjeç, kishte midis tyre edhe fëmijë 6-muajsh apo 1-vjeç por edhe gra shtatzëna.Po ashtu do të kujtohet se ishte një tragjedi e ardhur jo nga natyra, siç vijnë zakonshëm tragjeditë, por e ardhur nga njerëzit.
Të gjithe ishin nisur me një shpresë për të lënë pas vendin e tyre që ishte në prag të një lufte civile.Si është e mundur që të ndodhi, si ishte e mundur që një anije e Marinës Italiane me shume ekspertë me përvojë në bordin e saj të ishte shkaku i një tragjedie të tillë?! Këto janë pyetje që bëhen ende sot.Për shumë ishte një krim i kobshëm.Për Romano Prodin ishte “një paaftësi”.“Fajtor… . fajtor në sensin që ishte një paaftësi. Marina jonë nuk ishte e përgatitur në atë kohë për të bërë këto gjëra.
Mund t’ju siguroj që ishte një incident, për mua shumë i dhimbshëm. Fakti që ndjeva detyrën të vija në funeralet e viktimave dhe ishin funerale shumë të dhimbshme.Nuk do të harroj kurrë karvanet me arkivolë, familjarët që qanin. Ishte një moment dhimbje.Por fajtor, do të thotë të bësh diçka me qëllim. Ju siguroj që nuk ishte e qëllimshme. Sot ai incident nuk do të ndodhte, sepse kemi bërë këto stërvitje të gjata në mënyrën e shpëtimit me Libinë, pastaj misioni ne Liban.
Pati një mësim progresiv dhe sot do të thosha që jemi dhe na njohin, që jemi më seriozet në misionet e shpëtimit apo ato humanitare. Atëherë ishte e para” – tha Prodi.Prodi ka qenë në Vlorë në 1997.Deklarimin e mësipërm e ka bërë në Tiranë në tetor 2015 ndërsa merrte pjesë në konferencën e 28-të ndërkombëtare me temë “Paqja është gjithmonë e mundur” organizuar nga Komuniteti Sant Egidio.





















