Aktuale

Trupi i pajetë i Vokrrit arrin në Kuvend, shumë qytetarë presin për homazhe

Nga ora 12:00 në Kuvendin e Kosovës do të ketë homazhe për legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrri.
Kryetari i FFK-së vdiq dje në mëngjes pas një sulmi në zemër.

Qindra qytetarë janë duke pritur jashtë objektit të Kuvendit që të bëjnë homazhe për Vokrrin, shkruan lajmi.net.

Varrimi i tij bëhet nga ora 17:00 në Prishtinë. /Lajmi.net/