Para pak orësh në një lokalitet në Graqanicë është gjetur një trup i pa jetë në një bunar.Zyra e Policisë në Prishtinë i ka konfirmuar Gazetës Blic se rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë, ndërsa që policia po punon në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Policia i ka konfirmuar Gazetës se viktima është femër 68 vjeçare me inicialet V. GJ.
“Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Viktima është një femër 68 vjeqe” thuhet në përgjigjen e Policisë.Trupin nga bunari e kanë nxjerrë policia bashkë me njësitet e zjarrfikësve./GazetaBlic/