Policia braziliane ka gjetur një trup të pajetë mbrëmjen e djeshme në Rio de Janiero.
Ai dyshohet se është i ambasadorit grek në Brazil.
Kyriakos Amiridis ishte zhdukur prej tre ditësh.
Makina e djegur me trupin e pajetë është gjetur poshtë një ure në qytetin e Rios.
Trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Nova Iguacu në Brazil.