Rajon & Botë

Trupat dhe tanket amerikane në Poloni: Putin thotë se ky është kërcënim për Rusinë

​Moska ka reaguar pas vendosjes së 1 mijë trupave amerikane në Poloni, përgjatë kufirit me Rusinë, duke thënë se kjo përbën kërëcënim për sigurinë dhe interesat ruse, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Kremlini është përgjigjur ndaj vendosjes së trupave amerikane në Poloni, që sipas The Guardian, është edhe numri më i madh i forcave amerikane të dislokuara në Europë që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë.

Zëdhënësi i Putin, Dmitry Peskov, ka thënë se kjo përbën kërcënim për Rusinë.

“Ne e shohim këtë si kërcënim. Këto veprime i kërcënojnë interesat tona, sigurinë tonë”. Ai ka thënë se veçmas shqetësuese është që një palë e tretë, që nuk është as shtet europian, është duke e forcuar praninë ushtarake afër kufijve rusë.

SHBA ka dërguar 1 mijë trupa, nga 4 mijë të premtuar, si dhe 87 tanke dhe 144 mjete të motorizuara të blinduara ndërkohë që ceremonia formale për t’u uruar mirëseardhje do të mbahet të shtunën. Vendosja e tyre vjen si përgjigje ndaj asaj që NATO e konsideron si agresion rus në Europën Lindore./GazetaExpress/