Një protestues e ka gjuajtur presidentin e SHBA-së, Donald Trump, me disa flamuj rusë dje teksa presidenti po hynte në një takim me senatorët republikanë në Capitol Hill.
Protestuesi, i cili e identifikoi veten si Ryan Clayton me grupin America Take Action, i hodhi flamujt para Trumpit, para se të përcillej jashtë korridorit të Capitol Hill. Flamujt mbanin mbishkrimin “Trump”, transmeton Express.
Clayton, 36-vjeçar, nga Virgjinia, është arrestuar dhe akuzohet për sjellje të paligjshme, njofton Policia.
Autoritetet në Capitol janë duke hetuar rastin se si Clayton ishte futur në korridorin e Capitol Hill pa pasur akreditim. /Express/