Rajon & Botë

Trumpi i kundërpërgjigjet Obamas, e quan shkatërrimtar

Donald Trump i është kundërpërgjigjur presidentit amerikan, Barack Obama, duke e cilësuar si “fatkeqësi” kohën që Obama e ka kaluar si president në Shtëpinë e Bardhë.

Dje gjatë një konference për media në Shtëpinë e Bardhë, Obama e quajti Trumpin si jo të përshtatshëm për t’u bërë president, shkruan Express.

Por, Trump, i cili është kandidati i Republikanëve për president të ShBA-së, ia ktheu Obamas, duke thënë: “Ai ka qenë i dobët dhe jo efektiv.”

Obama ka pyetur pse partia e Trumpin nuk e ka mohuar këtë të fundit.