Presidenti i ri amerikan i zgjedhur, Donald Trump, vendbanimet izraelite në territoret e pushtuara palestineze nuk i sheh si pengesë për paqe dhe nuk do t’i dënojë aktivitetet që bashkësia ndërkombëtare i ka gjykuar ilegale, ka thënë këshilltari i tij Jason Greenblatt.
“Zoti Trump nuk i sheh vendbanimet pengesë për paqe”, citon “Al Jazeera” të ketë thënë Greenblatt për Radion e Ushtrisë izraelite.
“Dy palët duhet të vendosin si të merren me rajonin, por sigurisht që nuk është qëndrim i Trumpit që aktivitetet lidhur me vendbanimet duhet dënuar dhe se ato janë pengesë për paqe. Vendbanimet nuk janë pengesë për paqe”, ka thënë ai. Agjenci të huaja më herët kanë njoftuar se Trump kishte thënë se Greenblatt mund të jetë këshilltar i tij për Izraelin. Ky lajm, siç thotë Haaretz, vjen bashkë me ftesën e kryeministrit izraelit që të rindërtohen vendbanime të reja.
Ai ka thënë: “Duhet të mendojmë si do të vazhdojmë tani kur administrata në Washington, administrata e Trumpit dhe këshilltarët e tij flasin se nuk ka vend për shtetin palestinez “Bashkësia ndërkombëtare e sidomos Kombet e Bashkuara, e kanë dënuar e kanë dënuar dhe e kanë kritikuar pushtetin izraelit për vazhdimin e ndërtimit të kolonive izraelite në tokën e pushtuar palestineze.
Izraeli e ka pushtuar Bregun Perëndimor në vitin 1967, shkruan “Koha.net”. Bashkëjetesa e 400 mijë izraelitëve me 2,5 milionë palestinezë është me shumë konflikte.