Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka mbrojtur sot vendimin e mbrëmshëm për ta larguar nga posti i Drejtorit të FBI-së, James Comey, duke thënë se edhe demokratët edhe republikanët do ta falënderojnë atë për këtë vendim.
Por, Trump nuk e ka përmendur asnjë ndikim që mund ta ketë shkarkimi i Comey në hetimin që është duke i zhvilluar nga FBI-ja rreth kontakteve të fushatës së Trumpit dhe Rusisë në vitin 2016, transmeton Express.
Trump shkroi në Twitter: “Comey ka humbur besimin e gati të gjithëve në Uashington.”
Ai ka thënë se do ta emërojë dike tjetër që do ta bëjë një punë shumë më të mirë duke e rikthyer frymën dhe prestigjin e FBI-së.
“Kur gjerat të qetësohen, ata do të më falënderojnë mua,” ka thënë Trump duke iu referuar demokratëve dhe republikanëve./Express/