Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump deklaroi në një tubim në Uisconsin, dje në mbrëmje vonë, se i përzgjedhuri i tij për sekretar Shteti, Rex Tillerson, do të korrigjonte gabimet dhe fatkeqësitë e shkaktuar ndër vite nga politika e jashtme amerikane.
Trump tha gjithashtu se republikani 64-vjeçar ishte një diplomat i madh dhe një avokat i ashpër lidhur me interesat amerikane në mbarë botën.
Pa përmendur presidentin rus, Vladimir Putin, Trump u shpreh se “Tillerson është miqësor me shumë udhëheqës në botë, me të cilët ne nuk jemi kuptuar”.