Donald Trump ka thënë sot se shefi i inteligjencës amerikane, James Clapper, i ka telefonuar atij për t’i denoncuar pohimet se inteligjenca ruse posedon informacione të fshehta për presidentin e zgjedhur amerikan.
Trump shkroi sot në rrjetin social “Twitter” se pohimet e pavërtetuara janë “të rreme dhe imagjinuara”, transmeton Express.
Drejtori i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, James Clapper, nuk ka shkuar aq larg sa që t’i hedhë poshtë pohimet në një komunikatë që e publikoi të mërkurën në mbrëmje sipas kokës lokale në SHBA.
“Inteligjenca amerikane nuk ka dhënë asnjë mendim se informatat në këtë dokument janë të besueshme,” ka thënë Clapper.
Ndërkohë, Trump e ka shkruar këtë status në “Twitter”.
“James Clapper më telefoni dje për ta denoncuar raportin e rremë dhe imagjinar që ka qarkulluar jashtëligjshëm në media. Fakte të shpikura dhe pasinqerta. Shumë keq!”/Gazeta Express/