Rajon & Botë

Trump të sëmurëve me kancer: Më votoni mua pastaj mund të vdisni

Një tjetër deklaratë shokuese nga kandidati republikan për president i SHBA­ve.

Donald Trump, duke folur në një tubim në Nevada, u ka bërë thirrje pacientëve me sëmundje të pakurueshme që të votojnë për të.

Por këtë e ka shprehur në një formë të pazakontë për një kandidat zgjedhjesh.

“Unë nuk dua t’ja di se sa të sëmurë jeni. Mbahuni deri sa të më votoni mua, duroni deri në 8 nëntor, dilni dhe më votoni”­ tha ai, raporton BBC./gazetatema/