Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë dje se është i gatshëm të takohet me liderin e Koresë Veriore, Kim Jong-un, por nën rrethana të duhura, në mënyrë që t’i largojnë tensionet rreth programit bërthamor të Koresë Veriore.
“Nëse do të ishte e përshtatshme për mua që ta takoj atë [Kim Jong-un], atëherë absolutisht do ta bëja; do të kisha nderin,” ka thënë Trump për Bloomberg News, transmeton Express.
Por, Trump ka thënë se do ta takonte Kimin vetëm nën rrethana të duhura.
Asnjë president amerikan kurrë më parë nuk është takuar me liderin e Koresë Veriore sa ka qenë në pushtet, ndërsa ideja për ta bërë një gjë të tillë është tejet kontroverse.
Zëdhënësi i Shtëpisë së BArdhë, Sean Spicer, megjithatë, ka thënë pas komenteve të Trump se SHBA-ja së pari duhet t’i shohë ndryshimet në sjelljen e Koresë Veriore para se të ndodhë një takim i mundshëm./Express/