Rajon & Botë

Trump: Të gjitha alternativat janë në tryezë për Korenë Veriore

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump paralajmëroi sërish sot Korenë e Veriut, duke konfirmuar se të gjitha alternativat janë në tryezë, pas lëshimit nga ana e Phenianit të një rakete balistike mbi hapësirën e Japonisë.

“Bota e ka marrë mjaft qartësisht mesazhin e fundit të Koresë së Veriut, ky regjim ka shfaqur përçmim për fqinjët e tij, për të gjithë anëtarët e Kombeve të Bashkuara dhe për normat minimale për një qëndrimi të pranueshëm ndërkombëtar”, u shpreh Donald Trump.

“Veprimet kërcënuese dhe destabilizuese nuk bëjnë gjë tjetër veçse theksojnë izolimin e regjimit koreanoverior në rajon dhe në botë. Të gjitha mundësitë janë të parashtruara në tryezë”, shtoi ai.

Testi i fundit i raketës që ra në det pasi përshkoi territorin e Japonisë, është konsideruar si një përshkallëzim i paprecedentë i tensioneve.