Rajon & Botë

Trump: Sulmi në Berlin dëshmon se kisha të drejt për myslimanët

Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump, ka deklaruar se sulmi vdekjeprurës me kamion në një treg të Krishtlindjes në Berlin, ka përligjur propozimin e tij gjatë fushatës presidenciale që të pengojë myslimanët të hyjnë në Shtetet e Bashkuara. “Ju i dini planet e mia”, u tha Trump gazetarëve, shkruan New York Times.

“Është provuar se kam pasur të drejtë. Njëqind për qind i drejt”, tha tutje Trump. Nuk është e qartë nëse Trump ka riafirmuar thirrjen e tij shumë të kritikuar për ndalimin mbi emigracionin mysliman, ose sqarimin e tij të mëvonshëm se ai do të ndalë vetëm ata që hyjnë nga vendet me një histori të ekstremizmit islamik.