Rajon & Botë

Trump: “Shumë shpejt” do të marrim vendim mbi Sirinë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se ai është duke mbajtur takime mbi Sirinë dhe se vendimi nëse do të ketë sulme ajrore si përgjigjje e sulmeve me gaz kimik të kryera nga ushtria siriane, do të merren “shumë shpejt”.

Frika për një konfrontim mes Rusisë, aleatit të Sirisë dhe Perëndimit ka ngritur “nervat” e të gjithve dhe tensionet janë rritur edhe më tej pas deklaratës së Trumps se “sulmet ajore në Siri do të fillojnë shpejtë”, transmeton portali arbresh.info

Reagimi i Donald Trump vjen si përgjigjje ndaj sulmit të dyshuar me gaz kimik në Douma më 7 prill, ku mbetën të vdekur rreth 70 persona, përfshirë grad he fëmijë.

“Kurrë nuk dihet se kur do të sulmojmë Sirinë. Mund të bëhet shpejtë, mund të mos bëhet shpejt”, tha ai./arbresh.info/