Miliarderi Donald Trump përsëri ka falënderuar ish presidentin e Irakut Sadam Husein duke thënë se ai “ka bërë mirë” që ka vrarë terroristët.
“Sadam Husein ka qenë djalë i keq a po jo? Por a e dini çka ka bërë mirë? Ka vrarë terroristët. Këtë e ka bërë shumë mirë”, ka thënë Trump në një tubim në Karolinën Veriore.
“Ai nuk i ka arrestuar për t’ua treguar të drejtat. Ata kanë qenë terroristë. Pikë”, ka thënë miliarderi amerikan.
Më herët Trump ka deklaruar se bota do të ishte “qind për qind më e mirë” nëse diktatorët si Sadam Husein apo edhe ish udhëheqësi libian Muamer El Gadaf të ishin duke udhëhequr.
Këshilltari politik i rivales së Trump, Hillary Clinton Jack Salivan ka thënë se “falënderimi i Trump për diktatorët brutalë duket se nuk njeh kufij”.
Donald Trump është kandidati më i mundshëm për president të SHBA-ve nga radhët e republikanëve.
Zgjedhjet në SHBA do të mbahen më 8 nëntor.