Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka bërë thirrje Rusisë të mos e destabilizojë më Ukrainën dhe vendet e tjera dhe t’i japë fund përkrahjes për regjimet armiqësore siç janë ato në Siri dhe Iran.
Duke folur në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë, Trump i ka bërë thirrje Rusisë t’i bashkohet komunitetit të kombeve përgjegjëse, transmeton Express.
Kremlini i ka hedhur poshtë komentet e presidentit amerikan.
Lideri amerikan do të marrë pjesë nesër në samitit e G20 në Hamburg, ku do ta takojë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për herë të parë.
Trump e ka lartësuar Poloninë si një shtet shembull që është i gatshëm t’i mbrojë liritë perëndimore./Express/