Zyrtarë amerikanë thanë se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka rrezikuar jetën e një spiuni izraelit, i cili është infiltruar në radhët e Shtetit Islam, kur kishte ndarë informacionet e besueshme me shefin e diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, transmeton ABC news.
Izraeli ende nuk ka konfirmuar burimin e informacionit, të cilin e ka ndarë Trump, ndërsa ABC transmeton se ky është njëri nga shtetet që i dërgojnë informacione SHBA-ve, andaj zyrtarët amerikanë janë të shqetësuar se jeta e spiunit izraelit është rrezikuar.