Trump International Hotel Washington, D.C Groundbreaking CeremonyKandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë Donald Tramp, ka hedhur poshtë zërat se gjërat nuk po shkojnë ashtu siç duhet në fushatën e tij.
Nëpërmjet një statusi në “Twitter”, ai është shprehur se, “uniteti brenda kampit politik është ndoshta edhe më i madh se kurrë më parë”.
Por në fakt gjërat nuk duken sikur Tramp shprehet. Së fundmi, edhe kryetari i Komitetit Kombëtar Republikan, Reince Priebus vuri në dyshim votën e tij për miliarderin.
Retorika e ashpër me prindërit e një ushtari mysliman amerikan të vrarë, refuzimi i mbështetjes ndaj republikanëve Paul Ryan dhe John McCain, po ashtu edhe teoria se zgjedhjet e nëntorit janë të manipuluara, duket se i kanë ulur pikë Donald Trampit.